
Aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha në një intervistë të dhënë për Kanal10, ka folur rreth zgjedhjeve që po mbahen aktualisht në katër komunat veriore, shkruan Gazeta10.
Luzha ka thënë se pavarësisht se dalja do të jetë e vogël, këto zgjedhje janë legjitime sipas legjislacionit të Kosovës, por problemet mund të lindin pas procesit tek afirmimi i palës serbe të një udhëheqësi për shembull shqiptar.
Ajo ka thënë se i vjen keq që serbët që jetojnë në ato komuna janë nën presion vazhdimisht të Serbisë dhe nuk guxojnë të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.
Luzha ka komentuar edhe mos pjesëmarrjen e Listës Serbe në këto zgjedhje, duke thënë se është e lumtur për këtë.
“Jam e lumtur që Lista Serbe s’po merr pjesë në këto zgjedhje. Jam shumë e gëzuar që Lista Serbe është bërë faktore dhe imponim që ajo të flas në emër të serbëve. Është shumë mirë që ajo s’po merrë pjesë në këto zgjedhje dhe nëse është e mundur të ndërpritet ndikimi i saj apo dora e zgjatur e institucioneve serbe. Jam shumë e gëzuar që ata spo marrinë pjesë, por e zhgënjyer që serbët s’kanë gjetur bashkëpunim me të tjerët për këto zgjedhje”, ka thënë ajo./Gazeta10