Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Akuza e kundërakuza në Politiko: Ti ke luajt futboll naj herë, a? – Veç nëse kam jetu unë në Hanë

Gazeta10
22 March 2023 - 22:07

Debati për ndalimin e kreut të FFK-së Agim Ademi, ka ngjallur përplasje e reagime ndërmjet panelistëve në Politiko në Kanal10.

Fillimisht ishte Avni Haxhiu nga Klubi futbollistik “Trepça”, që akuzoi Ramiz Shalën për presion psiqik ndaj lojëtarëve të Kombëtarës.

“Ky shoku e dinë krejt, trajnerat që janë në udhëheqësi tonë na thonë: Mos rrini afër të lojëtarëve se mos po ndikon në psikologjinë e lojëtarëve. Shpesh herë si kam lanë me hy e me thanë asnjë fjalë”, iu drejtuar Haxhiu – Shalës.

Më pas Shalës i reagoi edhe komenatori sportiv i Kanal10, Faruk Statovci i cili e akuzoi atë për presion ndaj lojëtarëve në stërvitjen e sotme.

“A ta merr menja që s’ka ndiku kjo psiqikisht të lojëtarët a? Për ty s’ndikon asgjë. Është në rregull për ty”, i tha Statovci.

Ndërsa në ndërhyrjen e tij, ish-futbollisti Taulant Dajaku i njoftoi panelistët se sëtrvitja e sotme ishte e planifkuar, dhe se nuk ekziston arsye tjetër për këtë, shkruan Gazeta10.

“Nuk dua të ju demantoj, por drejtori i Përfaqësueses tha që nuk e kemi ndërpre sot stërvitjen, por ka qenë e planifikuar mos me startu.”, tha shkurt Dajaku.

Ndërsa Shala iu kundërpërgjigj panelistëve se tek lojëtarët e Përfaqësueses nuk ka ndikuar asgjë në psiqikën e tyre, e as prania  e tij.

“A ka mundësi veç me u nal kur të flas. Faruk s’ta toleroj fyerjen. Ti se din a kam lujt unë futboll a jo,”, u shpreh Shala.

Por, me deklaratat e Shalës nuk u pajtua Statovci i cili i ndërhyri në debat duke e akuzuar atë se nuk ka luajtur asnjëherë futboll.

‘Pse cfarëë fyerje ke kjo? Që se dinë a ndikon në psiqikën e lojëtarëve a? Po ti s’ke lujt futboll kurrë. Ti ke luajt  a, vec nëse kam jetuar në Hanë unë.”, tha Statovci në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.