
Lionel Messit raportohet t’i jenë ofruar 400 milionë euro në vit që të nënshkruajë për Al Hilal.
Paga që thuhet se është në ofertë për superyllin argjentinas është sa dyfishi në kontratën e Cristiano Ronaldos me Al Nassr.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi saudit shpreson ta transferojë kampionin e botës pasi t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin në fund të sezonit.
Megjithatë, preferenca e Messit raportohet të jetë që të vazhdojë të luajë në Evropë.
35-vjeçari sipas të gjitha gjasave nuk do të vazhdojë bashkëpunimin e tij me PSG-në, ndërsa ditëve të fundit po shtohen gjithnje më shumë zërat për një rikthim te Barcelona.