Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alarme lufte në Lindjen e Mesme, edhe Libani mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

Gazeta10
13 April 2024 - 23:57

Ministria libaneze e Punëve Publike dhe Transportit njoftoi të shtunën se hapësira ajrore e këtij vendi do të mbyllet përkohësisht për të gjithë avionët në hyrje, nisje dhe tranzit, pas zhvillimeve rajonale.

Ministria shtoi në një deklaratë se mbyllja është një masë paraprake dhe është efektive nga orë 1 e mëngjesit me orën lokale deri në orën 7 të mëngjesit të së dielës.

Ky vendim nënkupton ndërprerjen e plotë të operacioneve të navigimit ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit “Rafic Hariri”gjatë periudhës së specifikuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.