
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas situatës së sotme në veri ku policia e Kosovës arrestoi një serb dhe pas marshimit të rregullt Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore, raporton Gazeta10.
Ai u shpreh shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës.
“Arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar Borrell në Twitter. /Gazeta10/
Postimi i plotë:
Very alarmed by situation in north of Kosovo: extrajudicial arrests of K-Serbs & Kosovo Security Forces marching in South Mitrovica; followed by heavy rhetoric from Serbia.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 23, 2023
Despite yesterday's crisis meeting, escalation continues & is becoming dangerous. We will not tolerate it.