
“UÇK-ja, veteranët, listat e tyre” është bërë temë e panelistëve në studion e POLITIKOS në Kanal 10, ku ata kanë dhënë vlerësimet e tyre se cila parti është me UÇK-në e cila më pak e cila ka qenë kundër saj.
Profesori Basri Muja ka theksuar se UÇK-ja është përtej partive dhe nuk duhet të përzihet në bazë të subjekteve politike, e lidhur me ketë temë ka reaguar Ilir Deda duke treguar se ku e ka keq Albini.
“Që 7 vjet nuk ka hy me pastru qatë listë, e që sikur e dimë me atë premtim edhe ka ardhur në pushtet”, tha mes tjerash Deda.
E në debat janë përfshirë fuqishëm Krenar Shala e Artan Demhasaj.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10