
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se listës së futbollistëve të ftuar për ndeshjet e qershorit iu është bashkuar edhe sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani.
Rrahmani shkëlqeu këtë edicion me Ballkanin, ku ishte edhe golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit kosovar me 21 gola.
Ai ishte ftuar edhe në ndeshjet e marsit nga “Dardanët” po nuk luajti në asnjërën ndeshje.
Kosova më 16 qershor përballet me Rumaninë në “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë “Dardanët” ndeshen me Bjellorusinë në Budapest.