Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Albulena Haxhiu kritikon duartrokitjet e gazetarëve në sallë: Jeni këtu për të raportuar, mos u ndikoni nga diskutimet tona

Gazeta10
28 Prill 2026 - 16:32

Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk i ka pëlqyer ironizimi i gazetarëve pasi ajo njoftoi se vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentes është shtyrë për në ora 19:00.

Në momentin kur ajo bëri të ditur kohën e vazhdimit të seancës, gazetarët që po e përcillnin atë reaguan me ironi duke duartrokitur. Ky reagim bëri që Haxhiu t’u tërheqë vërejtjen gazetarëve që të mos pengojnë zhvillimin e seancës.

“Media që janë të pranishme, me mirëkuptim ju kërkoj që të mos pengoni zhvillimin e seancës. Jeni këtu për të raportuar për qytetarët e Republikës së Kosovës, pra për interes publik, por të mos ndikoheni nga diskutimet tona”, ka deklaruar Haxhiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.