Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Albulena Haxhiu ligjëron në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

Gazeta10
21 October 2026 - 14:28

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka qëndruar për një vizitë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku ka mbajtur edhe një ligjëratë.

“Sot, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, pata kënaqësinë të mbaj një ligjëratë dhe të bashkëbisedoj me studentët e shkencave sociale për demokracinë parlamentare, historinë e përfaqësimit politik në Kosovë dhe të ardhmen tonë evropiane e euroatlantike”, shkroi Haxhiu në Facebook.

“Diskutuam për pushtetin që buron nga qytetarët dhe përgjegjësinë që vjen bashkë me të, për rëndësinë e debatit dhe për demokracinë si një përpjekje që kërkon angazhimin e secilit brez”, shtoi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.