Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Alisson drejt kalimit në Arabinë Saudite

Gazeta10
04 June 2024 - 13:49

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker karrierë mund ta vazhdojë në Saudi Pro League.

Alisson është tash e një kohë duke u kërkuar nga klubet arabe, teksa ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit në Lindjen e Mesme, ndonëse ende nuk ka marrë një vendim final.

Oferta e klubeve arabe për gardianin brazilian është shumë e lartë, dhe ai pritet të vendosë përfundimisht për të ardhmen në javët në vazhdim.

31-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 28 milionë euro.

Alisson iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 nga Roma për shumën e 62 milionë eurove dhe e ka ndihmuar ekipin anglez të fitojë pesë trofe të rëndësishëm, duke përfshirë këtu Premierligën dhe Ligën e Kampionëve.

Braziliani ka vuajtur me lëndime kohëve të fundit, teksa këtë sezon është paraqitur në 28 ndeshje në Premierligë, prej të cilave tetë herë e ka mbajtur portën e paprekur dhe ka pësuar 30 gola.

Liverpooli janë të qetë rreth situatës së Alisson dhe do ta pranonin largimin e tij në rast se vjen ndonjë ofertë e parezistueshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.