
Në debatin politik në “Politiko lokale” në Kanal10 për zgjedhjet lokale në Shtime, kryetari aktual Qemajl Aliu është përplasur me kandidatin e PDK-së, Përparim Ramusa. Aliu reagoi ndaj akuzave të kundërshtarit, duke i quajtur ato propagandë dhe dezinformata.
Ai sqaroi se projektet me vlerë mbi 30 milionë euro dhe që kërkojnë mbi 9 hektarë tokë automatikisht kalojnë si projekte strategjike dhe shqyrtohen në nivel qendror, jo në nivel komunal.
“E kanë thanë një propagandë që kjo tregon se është goditje nën brez edhe as s’ka logjikë edhe tregon injorancën e tyre, kanë thënë që ka ardh një projekt 300 milionë euro, një investitor në Shtime edhe gjoja unë nuk e kam lanë me investu edhe ia kam hup 300 milionë. Qy sa blof dalin, në komuna çdo projekt që kërkohet me shumë se 9 hektar tokë dhe që ka vlerën më shumë 30 milionë euro automatikisht kualifikohet si projekt strategjik dhe shkon në nivelin qendror, po këta qaq janë lshu në dezinformata, qaq shumë e kanë hup kontrollin se ju tregova që as nuk kanë vizion as dije as dinijtet se të kaluarën e kanë të errët”, ka thënë Aliu. /Gazeta1o