
Liburn Aliu – Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka thënë se janë të përkushtuar për zhvillim dhe fqinjësi më të mirë e afrim me Malin e Zi.
Këtë deklaratë, Aliu e ka dhënë pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka dhënë miratimin për nismën e negocimit të Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit për zbatimin e projekteve infrastrukturore mes dy vendeve.
“Nëpërmjet kësaj nisme shtohen rrugët komunikuese, me theks të veçantë për rrugën Rozhajë – Pejë si dhe rrugën Deçan – Plavë, për të cilat projekte, ndajmë bindjen që t’i shtyjmë përpara e t’i konkretizojmë në bashkëpunime dypalëshe”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta10