Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aliu: Në këto zgjedhje do të ketë ndryshime, elektorati është më i vetëdijshëm

Gazeta10
14 December 2025 - 22:08

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lulzim Aliu, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme pret ndryshime të dukshme, duke theksuar se elektorati është më i vetëdijshëm se më parë.

Sipas Aliut, kjo vetëdijesim i qytetarëve është vërejtur edhe gjatë takimeve në terren, ku, siç tha ai, qytetarët po shprehin pritje më të mëdha dhe kërkesa më konkrete nga përfaqësuesit politikë.

“Unë besoj që në këto zgjedhje do të ketë ndryshime. Besoj që edhe elektorati është i vetëdijshëm, sepse këtë e kemi vërejtur edhe ne në terren,” u shpreh Aliu.

Ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës nuk është parti rajonale, por një subjekt politik me shtrirje dhe vizion mbarëkombëtar. “PDK nuk është regjionale, është parti e Kosovës,” deklaroi Aliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.