
Alpinistja Mrika Nikçi ka publikuar një video të datës 27 shtator, ku shihet se është sulmuar seksualisht në rrugë nga një person.
Nikçi ka thënë se sulmi ka ndodhur në qendër të qytetit të Pejës, rreth orës 20:50, transmeton Gazeta10.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale, dhe e tmerruar nga ky akt.
Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës. Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt”, ka shkruar ajo./Gazeta10