Sport

“Amazon” interesohet për blerjen e Manchester United

Gazeta10
13 Dhjetor 2022 - 11:27

Kompania “Amazon” raportohet se është shfaqur si një kandidat potencial për të blerë Manchester United nga familja Glazer.

Pronarët aktualë të “Djajve të Kuq” lëshuan një deklaratë muajin e kaluar duke konfirmuar se ata planifikojnë të eksplorojnë alternativa strategjike dhe kjo mund të çojë në një shitje të mundshme të klubit.

“Manchester United plc, një nga klubet sportive më të suksesshme dhe historike në botë, njofton sot se bordi i drejtorëve të kompanisë po fillon një proces për të eksploruar alternativat strategjike për klubin,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Manchester United.

“Si pjesë e këtij procesi, bordi do të marrë në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, një shitje ose transaksione të tjera që përfshijnë kompaninë.”m thuhet më tutje aty.

Një raport i fundit pretendon se familja Glazer, e cila bleu Man United në vitin 2005, shpreson ta shesë klubin plotësisht deri në fund të marsit për një shifër midis 6 dhe 7 miliardë funte.

Megjithatë, “The Athletic” thekson se ky vlerësim konsiderohet joreal nga ekspertët në qytetin e Londrës.

I njëjti raport pretendon se kompania amerikane shumëkombëshe e tregtisë elektronike “Amazon” është emri i fundit që është lidhur me blerjen e Man United, edhe pse deri më tani drejtuesit e kësaj kompanie kanë refuzuar të komentojnë rreth kësaj qështje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.