Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ambasada amerikane sqarohet për postimin e pëlqyer ku flitej për heqje të njohjes së shtetësisë së Kosovës

Gazeta10
05 January 2023 - 13:24

Ambasada amerikane në Kosovë ka sqaruar rastin e pëlqimit të një lajmi në Twitter të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili tha se disa shtete kanë tërhequr  njohjen e shtetit të Kosovës, raporton Gazeta10.

Në lajmin e postuar në Twitter, Vuçiq tregon emrat e shteteve që sipas tij po tërheqin njohjen e shtetit të Kosovës, e për këtë Ambasa amerikane në Prishtinë ka thënë se nuk kanë pëlqyer qëllimisht asnjë postim në Twitter në 24 orët e fundit.

“Siç u përmend më herët: kur kemi një pozicion për të artikuluar, ne e bëjmë këtë nëpërmjet deklaratave zyrtare, që i atribuohen – jo nga një “like” e mediave sociale”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

Tutje në reagim thuhet se pavarësia e Kosovës është fakt dhe qëllimi i tyre është mbështetja e Kosovës për ta zënë vendin e saj të merituar në strukturat euroatlantike.

“Të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt. Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën pasi ajo zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne kundërshtojmë kategorikisht çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

Ndryshe, presidenti serb, Vuçiq, ka thënë se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe se shteti i dhjetë është ende në pritje.

Shtetet që kishte përmendur Vuçiq janë; Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estwatini, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.