Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada britanike uron Kryeprokurorin e ri: Të forcohet sundimi i ligjit në Kosovë

Gazeta10
16 July 2026 - 10:53

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka përshëndetur emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, Zejnullah Gashi, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm pas disa vitesh pa një emërim në këtë pozitë.

Përmes një reagimi publik, Ambasada Britanike i ka uruar sukses Kryeprokurorit të ri në zbatimin e masave të nevojshme për forcimin e sistemit prokurorial në Kosovë.

Sipas ambasadës, pritjet janë që sistemi prokurorial të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës, duke ushtruar funksionet e tij në mënyrë efektive dhe efikase.

“Mirëpresim emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, pas një ndërprerjeje disavjeçare. I urojmë Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, suksese në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës, që ushtron funksionet e tij prokuroriale në mënyrë efektive dhe efikase, forcon sundimin e ligjit dhe kontribuon në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në dobi të të gjithë qytetarëve”, thuhet në postimin e ambasadës/ GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.