Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e Austrisë: Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë, partneriteti ynë është i fortë, i rrënjosur në miqësi

Gazeta10
17 February 2026 - 13:44

Ambasada e Austrisë në Prishtinë e uroi Kosovën për 18-vjetorin e pavarësisë.

“Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë 🎉Sot festojmë me popullin e Kosovës dhe përcjellim urimet tona më të përzemërta me rastin e 17 shkurtit 🎉”, thuhet në urimin e publikuar në Facebook.

Ambasada shkroi për partneritet të fortë me Kosovën, “të rrënjosur në miqësi” e “lidhje të ngushta”.

“Austria e vlerëson partneritetin e saj të fortë me Kosovën — të rrënjosur në miqësi 🤝, interesa të përbashkëta dhe lidhje të ngushta mes popujve tanë. Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të begatë”, thuhet në urim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.