Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e Kosovës del me njoftim edhe për shtetasit që ndodhen në Dubai

Gazeta10
28 Shkurt 2026 - 11:03

Rritja e tensioneve ka shtyrë Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi të dalë me një njoftim zyrtar për të gjithë shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dubai dhe në pjesë të tjera të Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në reagimin e saj, Ambasada paralajmëron se për shkak të zhvillimeve të fundit ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, çka mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.

Për këtë arsye, u bëhet thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë, punojnë apo po qëndrojnë për pushime në Emiratet e Bashkuara Arabe:

Të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave;
Të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve vendore;
Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.
Ambasada ka bërë të ditur se po e monitoron situatën në vazhdimësi dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.

Për raste urgjente, shtetasit e Kosovës mund të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës në Abu Dhabi:
+971 54 709 2109.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.