Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmit ndaj Iranit

Gazeta10
28 Shkurt 2026 - 9:48

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka bërë thirrje që qytetarët kosovarë që ndodhen në Izrael të jenë të kujdesshëm, pas sulmit të kryer sot nga Izraeli ndaj Iranit.

Në një njoftim në Facebook, ambasadorja ka sqaruar se për çdo situatë urgjente, qytetarët mund të kontaktojnë numrin +972 586 340450,

“Në vazhdën e situatës së jashtëzakonshme, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael të tregojnë vigjilencë të shtuar, të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale. Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase. Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin: +972 586 340450”, shkroi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.