Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e SHBA në Tiranë: Qytetarët të protestojnë paqësisht pa dhunë, të gjitha palët të vetëpërmbahen

Gazeta10
17 October 2026 - 23:25

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme që po zhvillohen në Shqipëri, duke thënë se ‘’dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar’’.

Në reagim, ambasada u bën thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme.

‘’🇦🇱 Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi’’, thuhet në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.