Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada italiane kujton Afrim Bunjakun

Gazeta10
24 September 2024 - 18:09

Ambasa e Italisë në Kosovë ka kujtuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, që la të vdekur ish-rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun.

Në një-vjetorin e vrarjes së tij, Ambasada italiane është deklaruar se duhet të mbahen përgjegjës të gjithë ata që morën pjesë në këtë sulm terrorist.

“Le të përkujtojmë dhe nderojmë kujtimin e oficerit Afrim Bunjaku, i vrarë frikacakisht në sulmin në Banjskë një vit më parë. Italia rikonfirmon qëndrimin e saj se përgjegjësit e këtij krimi të tmerrshëm, së bashku me të gjithë të përfshirët, do të mbajnë përgjegjësi të plotë” thuhet në reagimin e Ambasadës.

Gjatë ditës së sotme u mbajtën homazhe dhe një sërë aktivitetesh në nderim të Afrim Bunjakut.

Edhe rruga që çon për në Banjskë të Zveçanit mori emrin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.