Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada italiane për sulmet në veri ndaj gazetarëve: S’ka asnjë justifikim për dhunën

Gazeta10
26 December 2022 - 16:25

Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit të Klan Kosovës në Zupç të Zubin Potokut, ku ka shprehur solidaritet për këtë televizion.

Kjo ambasadë, përmes një postimi në Twitter, tha se dhuna nuk justifikohet.

“Nuk ka asnjë justifikim për dhunën. Synimi i gazetarëve është edhe më i egër. Solidariteti ynë për ekipin e Televizionit Klan Kosova dhe të gjithë gazetarëve në terren për punën e tyre themelore”, ka shkruar Ambasada e Italisë në Twitter. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.