Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori britanik: Serbia të marrë masat e duhura që Radoiçiqi dhe të tjerët të sillen para drejtësisë

Gazeta10
24 September 2024 - 17:46

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për Serbinë që të marrë masat e nevojshme që autorët e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023, të sillen para drejtësisë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Hargreaves ka kujtuar rreshterin, Afrim Bunjaku, i cili u vra në këtë sulm, raporton Reporteri.

Ai tutje ka lavdëruar punën e Policisë për vendosjen e rendit atë ditë, si dhe prokurorëve që kanë ngritur aktakuzë lidhje me rastin.
“Sot bëhet një vit nga vrasja e policit Afrim Bunjaku dhe ngjarjet tronditëse që ndodhën në Banjskë. I bëj nder profesionalizmit dhe trimërisë së Policisë së Kosovës për veprimin e tyre për të rivendosur rendin më 24 shtator 2023 dhe prokurorëve të Kosovës për punën e tyre duke ngritur aktakuzë. Britania e Madhe vazhdon të kërkojë që autorët e këtij sulmi, përfshirë Milan Radoiçiq, të kapen dhe të sillen para drejtësisë. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Serbisë që të marrë masat e nevojshme për të siguruar që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në “X”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.