Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori gjerman reagon pas miratimit të Ligjit për KPM: Nëse Kosova do të ecë shpejt drejt BE, ligjet e reja duhet të jenë në përputhje me standartet evropiane

Gazeta10
11 July 2024 - 15:52

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë miratuar ligjin për KPM-në pa i marrë fare parasysh rekomandimet e BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së.

Rohde ka thënë se nëse Kosova do të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE-së, atëherë çdo ligj të ri duhet ta bëjë plotësisht në përputhje me standardet e BE-së. Rohde shton se rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare janë injoruar.

 “Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe nëse qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet e BE. BE, KiE dhe OSBE kanë dhënë opinionet e tyre për ligjet, por janë injoruar…”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.