Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ambasadori i BE-së ngushëllon familjen e viktimave në Pejë

Gazeta10
25 June 2023 - 19:24

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka ngushëlluar sot familjen e viktimave nga vërshimet në Pejë.

Në një postim në Twitter, Szunyog ka thënë se është shprehur i pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve në Pejë.

“I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga përmbytjet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve. Falënderoj për reagimet e para, policinë dhe FSK-në”, ka shkruar Szunyog.

Nga vërshimet e djeshme në Pejë, për pasojë kanë humbur jetën një djalë pesë vjeç dhe nëna e tij.

Sipas Policisë, nëna fillimisht është zhdukur, por është gjetur pas kërkimeve të ekipeve policore në lagjen “Asllan Qeshme”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.