Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë përfundon misionin me një mesazh lamtumirës

Gazeta10
21 July 2026 - 7:34

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, ka përmbyllur zyrtarisht mandatin e tij diplomatik në Kosovë.

Përmes një video-mesazhi të publikuar nga Ambasada e Zvicrës, diplomati zviceran i ka adresuar fjalët e tij të lamtumirës qytetarëve dhe partnerëve në Kosovë.

​Në mesazhin e tij falënderues, ambasadori Sprecher shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mikpritjen gjatë qëndrimit në Kosovë

”Të dashur miq dhe partnerë, i dashur popull i Kosovës. Ka ardhur momenti, unë po largohem. Do të doja t’ju falënderoja për miqësinë, besimin dhe mbështetjen tuaj, si dhe për shkëmbimet e mrekullueshme që kemi pasur. Faleminderit dhe mirupafshim,” është shprehur Sprecher në videon e tij përmbyllëse.

​Zvicra mbetet një nga partnerët kryesorë strategjikë dhe mbështetësit më të mëdhenj të zhvillimit të Kosovës, si dhe shtëpi e një diaspore të madhe kosovare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.