Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori italian thotë se ekstradimi i grupit të Banjskës është i pamundur si shkak i raporteve Kosovë-Serbi

Gazeta10
24 Shtator 2024 - 21:50

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu ka deklaruar se ekstradimi i personave të grupit të Milan Radoiçiqit është i pamundur si shkak i marrdhënieve Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.

“Nuk ka dyshim që komanda pasi pra kjo dështoi, komandimi është drejtuar nga Serbia dhe dihet se këta persona tani ndodhen në territorin e Serbisë. Për këtë është kërkuar qartë bashkëpunimi i autoriteteve serbe në mënyrë që të bëhet drejtësi. Nga ana e Serbisë në atë kohë ka filluar një hetim, dhe e dimë fatkeqësisht cila është gjendja mes Serbisë dhe Kosovës për një ekstradim të mundshëm, që është i pamundur. Ndërsa sa i përket nivelit të një dënimi më të zëshëm problemi nga fillimi është që permes procesit ta arrinim një qartësi”, deklaroi ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 Nëntor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.