Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ambasadori Kapiti: T’i kujtojmë sakrificat e paraardhësve tanë dhe heroit, Adem Jashari

Gazeta10
28 November 2023 - 18:26

Sot, në pritjen e organizuar nga Baroness Blake për nderë të Ditës së Falmurit Kombëtar, ambasadori i Republikës së Kosovës, në Britani, Ilir Kapiti ju drejtua të ftuarve me një fjalë rasti për nderë të 111 përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai tha se këtë ditë janë bashkuar për të nderuar simbolin e unitetit, forcës dhe krenarisë së kombit shqiptar.

“Lordët e mi, baronesha, deputetë, të nderuar, zonja dhe zotërinj, Sot po vizitoj shtatoren e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, në Londër, pranë Ambasadës sonë të re, i cili luftoi nën këtë flamur për lirinë e të gjithë shqiptarëve. Kjo ditë ka një rëndësi të madhe për të gjithë shqiptarët, pasi jemi bërë bashkë për të nderuar simbolin e unitetit, forcës dhe krenarisë së kombit tonë. Le të kujtojmë sakrificat e paraardhësve tanë dhe heroit tonë të ndjerë kombëtar Adem Jashari në përcaktimin e kombit tonë dhe vlerave të tij”. /Gazeta10 /

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.