Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori Rohde: Javën e ardhshme ka një takim për vizat në Bruksel

Gazeta10
03 November 2022 - 21:48

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde në një intervistë në RTK ka folur rreth liberalizimit të vizave.

Rhode ka thënë se  javën e ardhshme pritet të ketë një takim në Bruksel, derisa ka shtuar se parimi i përgjithshëm i vendeve anëtare të BE-së është që të ndodhë liberalizim i vizave.

“Gjermania disa herë ka thënë se janë përmbushur të gjitha kushtet dhe tash javën tjetër do të ketë prapë një takim në Bruksel she besoj se parimi i përgjithshëm i vendeve anëtare është qe liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë dhe të zbatohet”.

Tutje, ai ka dhënë sinjale se liberalizimi i vizave do të ndodhë vitin e ardhshëm.

“Unë them shpresoj qe të ndodhë në vitin e ardhshëm, në fillim te vitit të ardhshëm sepse edhe nëse javen tjetër vendoset, liberalizimi do të zgjas prapë disa muaj”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.