Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori serb në Uashington: Kurti injoroi SHBA-në, refuzoi BE-në, sulmoi verbalisht Borrellin

Gazeta10
22 November 2022 - 0:03

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se për rekord dhe histori “Kurti i refuzoi kërkesat amerikane dhe të BE-së”.

Përmes një postimi në Twitter, Gjuriq ka thënë se Kurti nuk e shtyhu vendimin për targat sipas kërkesës amerikane dhe evropiane, raporton Gazeta10.

Mandje thotë se Kurti “e sulmoi verbalisht Josep Borrellin”.

“Për rekord dhe histori:Ditët e fundit Albin Kurti ka Injoroi kërkesat e përsëritura të niveleve të larta të qeverisë amerikane për të shtyrë zbatimin e vendimeve të tij të njëanshme për targat;Refuzoi propozimin e fundit të BE-së që synonte de-përshkallëzimin e tensioneve”, ka thënë Gjuriq.

Të hënën në Bruksel kanë dështuar bisedimet për çështjen e targave në mes Kosovës dhe Serbisë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.