
I ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrm Sadikun”, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai tutje ka thënë se aq sa e ka kuptuar ai, drati aktual i Asociacionit është në harmoni me Kushtetutën.
“Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim por ashtu siç e kam kuptuar unë, përputhet me kushtetutën e Kosovës dhe nuk ka kompetenca ekzekutive kështu që duhet të ecim para me themelimin e Asociacionit. Në anën tjetër, sigurisht që na duhet edhe njohja de – facto nga Serbia”, ka thënë tutje Westerlund.
Duke komentuar kërkesën e kryeministrit për nëshkrimin e marrëveshjes, Ambasadori tha që pajtohet me kryeministrin se në të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare ka nënshkrim por që sipas tij nëse shikoni marrëveshjet e kaluara, marrëveshja e Brukselit në vitin 2013 dhe ajo e 2015-tës, këto marrëveshje nuk janë nënshkruar.
“Nëse e do njohjen de facto, është gjithashtu e vështirë të kërkoni një nënshkrim zyrtar. Ky është ngërçi”, tha Westerlund. /Gazeta10/