
Përfaqësuesi i Kosovës në Bruksel për raporte me NATO-n, Astrit Zemaj, ka bërë të ditur se është tëkuar me ambasadoren e Ukrainës në NATO, Galibarenko Nataliia.
Zemaj ka thënë se kanë biseduar për fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve, duke nënvizuar përkushtimin për bashkëpunim dhe paqe.
“Sot, ishte kënaqësi të takohesha me ambasadoren 🇺🇦 Galibarenko Nataliia në UKRinNATO. Diskutuam për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës, duke theksuar përkushtimin tonë të përbashkët për paqen dhe bashkëpunimin. Kosova qëndron bindshëm me Ukrainën!”- ka shkruar ambasadori në “X”.