Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Amerikanët prejnë sakicë” – Basha: Kosova s’mund të arrijë asnjë marrëveshjë pa ShBA-të

Gazeta10
24 November 2022 - 23:30

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka deklaruar në Prime Time se Kosova nuk do të arrinte asnjë marrëveshje me Serbinë, nëse nuk do të ishte mbështetja e SHBA-ve.

Basha teksa ka komentuar marrëveshjen e arritur për targat në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se për dallim nga politika e jashtme e amerikanëve, BE-ja nuk e ka një politikë kaq të bashkuar, shkruan Gazeta10.

“Unë personalisht nuk besoj që Kosova mundet me arrit marrëveshje me Serbinë pa e pasur SHBA-të që e japin shtytjen e fundit. Evropa nuk e ka një politik të bashkume. SHBA-të e kanë një politikë të jashtme, edhe te intervenimi, te ushtria e te shpallja e pavarësisë, kanë qenë amerikanët që ia qetë kapaun. Unë them se amerikanët prejnë sakicë”, tha Basha në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.