Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Amir Ahmeti: Qytetarët s’e dinë çfarë synimesh ka kjo qeveri

Gazeta10
21 Shtator 2025 - 18:11

Diplomati i karrierës, Amir Ahmeti, ka folur për marrëdhëniet që Kosova ka me aleatët e saj, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e NATO-s, duke thënë se bashkëpunimi me shtete nuk nënkupton nënshtrim.

Ahmeti tha se qeveria në detyrë duhet dalluar kur është bashkëpunimi për interes të shtetit dhe kur është tekja individuale e dikujt.

“Qytetarët e Kosovës sot nuk e dinë se çfarë synimesh ka kjo qeveri. Qeveria në detyrë prej 4 viteve, tash gati 5, e kemi të njëjtin kryeministër dhe të njëjtën qeveri, s’kemi kurrfarë rezultati pozitiv, s’kemi zhvillim ekonomik”.

“Gjermania është partner shumë i rëndësishëm i Kosovës, por Gjermania është partneri kryesor ekonomik i Serbisë. Nuk duhet ta fajësojmë Gjermaninë pse s’po investon në Kosovë e po investon në Serbi, por Serbia arriti t’i bind këto shtete që të jenë aleate të saj. Shtetet kryesore të partneritetit ekonomik të Serbisë janë vendet anëtare të NATO-s”, tha Ahmeti.

Tutje, ai u shpreh se defekti është tek Kosova dhe jo tek shtetet e tjera të cilat nuk po investojnë në Kosovë, ashtu siç po bëjnë në Serbi.

“Defekti është tek ne, jo tek shtetet e tjera. Jam dakord për të mos qenë servil, por jo për të mos punuar në drejtim të zhvillimit të shtetit dhe gjithherë fajin për ta lënë tek të tjerët”, tha ai./Klankosova

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.