
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, pritet që të vazhdojë rrugëtimin e tij me Napolin.
Mediat italiane raportojnë se Rrahmani shumë shpejt pritet të rinovojë kontratën me Napolin, që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027, shkruan Gazeta10.
Rrahmani e nisi këtë sezon në mënyrë fantastike me ekipin napolitan, por momentalisht ai është i lënduar që nga muaji tetor dhe pritet të kthehet në fushën e blertë pas Kampionatit Botëror.
Skuadra e tij Napoli po ashtu po kalon në një formë mjaft të lartë këtë edicion, ku janë aktualisht lider në Serie A dhe janë kualifikuar në fazën e eleminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
27-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 11 paraqitje me Napolin në të gjitha kompeticionet.
Rrahmani erdhi te Napoli në vitin 2020, ku u transferua nga skuadra tjetër italiane Hellas Verona për shumën e 14 milionë eurove. /Gazeta10/