Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Amir Rrahmani zbulon kërkesën interesante që ia bëri trajneri i Kosovës

Gazeta10
26 Mars 2024 - 22:12

Amir Rrahmani vlerësoi paraqitjen e Kosovës në miqësoren me Hungarinë.

Kapiteni dardan foli për emisionin “Dardanët” në SuperSport, duke zbuluar edhe kërkesat e trajnerit të ri Franco Foda.

“Lojë interesante, shumë e mirë, sidomos në pjesën e parë. I ndalëm hungarezët dhe krijuam disa aksione të rrezikshme. Goli na prishi planet në të dytën, por nuk duhet ta humbnim toruan dhe të merrnim aq kundërsulme. Në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë”, deklaroi fillimisht Rrahmani.

Trajneri? Po provojmë të bëjmë lojën që kërkon trajneri i ri. Është vetëm ndeshja e dytë. Dhe patëm përballë një kundërshtar shumë të fortë. Po mundohemi të bëjmë presion lart, në mënyrë që të jemi shumë më afër golit”.

“Po qëndrojmë në bllok në mesfushë dhe në mbrojtje. Por, duhet të përmirësojmë presingun e lartë dhe reagimin”.

“E ardhmja? Kemi edhe miqësoret e qershorit, do të përgatitemi shumë më mirë për Nations League. Ai është synimi ynë për momentin. Ndeshjet e qershorit do të na ndihmojnë për të përgatitur takimet e Nations League”, theksoi më tej kapiteni i Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.