
Rreth dialogut Kosovë-Serbi që po zhvillohet sot në Bruksel mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një lidhje direkte në edicionin special të Kanal 10, ka folur edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Abit hoxha, i cili ka deklaruar që ky përfundim i marrëveshjes ka ardhë pas një presioni të madh nderkombëtar.
“Marrëveshja e propozuar e përfundon konfliktin e hapur mes Kosovës dhe Serbisë kurse njohja është çështje tjetër. Asociacioni i komunave me shumicë serbe e ka percjell Kosovën me vite andaj do të ishte mirë që Kosova ta tejkalojë atë sepse nuk është problem sa po paraqitet në Kosovë”, ka deklaruar Hoxha.
Tutje analisti Hoxha ka deklaruar që sot do të këtë një marrëveshje në parim për tu nënshkruar ndonjë ditë tjetër me një ceremoni të veçantë./Gazeta10/