
Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10
Profesorët e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Kosova mund të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, sidomos në OKB, nëse zbatohet plani evropian, në të cilën parashihet që asnjëra palë të mos e pengojnë njëra-tjetrën për një gjë të tillë.
Plani Evropian duhet që Kosovës t’i hapë rrugë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Kështu vlerësojnë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, sipas të cilëve ndryshe nuk do të kishte kuptimi pajtimi për propozimin evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Neni katër i këtij plani, thotë se asnjëra palë, as Kosova e as Serbia, nuk duhet të pengojnë njëra-tjetrën në sferën ndërkombëtare.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, thotë se anëtarësimi i Kosovë në organizata ndërkombëtare, sidomos në OKB, është në duar të Serbisë dhe Federatës Rusë, varësisht prej vullnetit të tyre.
Ndërkohë, profesori universitar, Arben Fetoshi, thekson se ndërmjetësuesit e dialogut e kanë formuluar planin në atë formë që të mos bllokojë dy shtetet, derisa shprehet optimist për zbatimin e saj
Që prej takimit të 27 shkurtit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka pasur reagime dhe papajtueshmëri për disa pika, por më të theksuara kanë qenë ajo për themelimin e Asociacionit dhe integrimin evropian.
Megjithëse në takimin e 27 shkurtit, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar për planin evropian si bazë për të vazhduar dialogun, dy liderët nuk e kanë hedhur nënshkrimin mbi të.
Mirëpo, një gjë e tillë pritet të ndodhë në takimin e radhës që pritet mbahet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.