Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Anulohen koncertet e “Ditëve të Diasporës 2026” në Vushtrri pas vdekjes tragjike të tre qytetarëve

Gazeta10
20 July 2026 - 10:17

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se janë anuluar koncertet e planifikuara në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2026”, pas ndarjes tragjike nga jeta të tre bashkëqytetarëve.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë në shenjë respekti dhe solidarizimi me familjet Tërnava dhe Shabani. Koncertet do të shtyhen për një datë tjetër, e cila do të bëhet e ditur me kohë përmes kanaleve zyrtare të Komunës së Vushtrrisë.

Komuna u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, duke theksuar se bashkëndjen me dhimbjen e tyre për këtë humbje të rëndë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.