Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Apeli për rastin e Liridona Ademajt e mbyllur për publikun, Kusari: Mesazh që rastet e femicidit s’gjykohen në transparencë

Gazeta10
29 October 2026 - 11:53

Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë sot po mbahet seanca e mbyllur për publikun në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ku do të elaborohen ankesat e të dënuarve ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kundër mbylljes për publikun të kësaj seance ka dalë juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila tha se s’ka asnjë arsye ligjore që kjo seancë të jetë e mbyllur për publikun.

“Jam jashtëzakonisht e shqetësuar me vendimin e trupit gjykues që kjo seancë sot me u mbyllë. S’ka asnjë arsye ligjore që seanca e Apelit në rastin e Liridona Ademajt mos me qenë publike. Na fakt, ka qenë një momentum shumë i rëndësishëm pas vrasjes së Arlindës [Zekaj] që Gjykata e Apelit të tregojë që është këtu për t’i mbrojtur gratë nga femicidi. Ajo cka pamë sot është një vendim i paarsyetuar për ta mbyllë një seancë gjyqësore edhe pse nuk ekzistojnë arsyet ligjore. Gjithçka rreth këtij rasti është publik”.

Kusari tha se kjo mungesë e transparencës do ta dëmtojë Gjykatën e Apelit dhe do të dërgojë një mesazh që rastet e femicidit nuk gjykohen me transparencë të plotë ashtu siç e meritojnë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.