
“Ne zgjodhëm Evropën, sepse ne jemi Evropë”. Kështu e ka komentuar Presidentja Vjosa Osmani aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilin kryeministri Kurti e dorëzoi zyrtarisht sot.
Në reagimin e saj, Presidentja tha se Kosova aplikoi sot në BE, në emër edhe të përkrahësve tonë që duan ta shohin Kosovën si pjesë e familjes së Bashkimit Evropian.
“Ne zgjodhëm Evropën, sepse ne jemi Evropë! Republika e Kosovës sot ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE, duke përmbushur ëndrrën dhe aspiratën e përkrahësve tanë që duan të na shohin si pjesë të familjes së Bashkimit Evropian”, tha Osmani përmes një reagimi në Twitter.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka sot dorëzuar zyrtarisht në Pragë aplikimin e Kosovës në BE, ministrit çek për Çështje Evropiane, Mikuláš Bek.
Në fjalimin e tij në ceremoni të dorëzim-pranimit të dokumentit zyrtar, Kryeministri Kurti tha se kjo është një ditë historike për Kosovën.
Këtë hap të Kosovës, Kurti e quajti si një hap më afër BE-së.
We chose Europe, because we are Europe!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 15, 2022
🇽🇰🇪🇺
The Republic of Kosovo has today formally applied for EU membership, fulfilling the dream and aspiration of our people to see us part of the European Union family. pic.twitter.com/SCBXPppfVJ