
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka thënë se aplikimi i Kosovës për tu bërë antare e BE-së, është pjesë e marrëveshjeve të Brukselit, ndërmjet dy shteteve, për të mos e penguar njëra-tjetrën për integrim në organizatat ndërkombëtare.
Haliti në Info10 tha se Kosova nuk e ka një standard të jetës e as legjislacionit të sigurt e të fuqishëm, sikurse vendet tjera të BE-së, gjë që sipas tij, vendi s’duhet humbur kohë për tu bërë pjesë e Evropës, shkruan Gazeta10.
‘Kërkesa për aplikim në BE është përpjekje për ta jetësuar marrëveshjen e Brukselit, që Kosova e Serbia s’do ta pengojnë njëra tjetrën për tu integruar në insitucionet ndërkombëtare. Është një pikë e veçantë e shkruar shumë mirë, që Kosova e Serbia s’do të bëhen pengesë për njëra tjetrën për tu antarësuar në BE”, tha Haliti në Info10.
Sipas tij, bashkësitë lokale nuk integrohen në BE, kjo sipas tij, është edhe një përpjekje për ta jetësuar planin e Ahtisarit.
“Është e drejt e jona. Ndoshta është kërkesë e vonuar aplikimi në BE. E drejta i ështhë dhënë Kosovës, me marrëveshjet e Brukselit, ashtu siç i është dhënë obligimi Kosovës për ta bërë Asociacionin”, tha tutje Haliti.
Ai ka shtuar, se për tu bërë pjesë e BE-së, Kosova do t’i duhet t’i plotësoj edhe disa kërkesa tjera./Gazeta10