
Pas arrestimit të trajnerit kosovar të basketbollit Arbnor Rifati dhe gjyqtarit Daut Mehmeti, ka reaguar edhe gazetari Arben Ahmeti, i cili ka thënë se nuk janë të rralla rastet kur drejtësia selektive përdoret për eliminim të kundërshtarit, raporton Gazeta10.
Sipas tij në botë ka miliona e miliona raste kur shpifet ndaj sportistëve, këngëtarëve, politikanëve dhe figurave publike në mënyrë që të denigrohen. Madje sipas tij ka pak personaliete publike në botë qe nuk e kanë kaluar një proces të tillë.
“Drejtësia do të ketë kohën e gjithë botës që të hulumtoj secilën shpifje e secilin pretendim, por arrestimi dhe përpjekja për ta degraduar Arbnorin nuk kalon. Nuk kalon sepse Arbnori i ka dhënë sportit të Kosovës e posaqërisht Prizrenit shumë më shumë se sa secili thashethemxhi në cilëndo qoshe të qytetit”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti në fund ka vlerësuar se figura kampionale e Arbnorit në basketboll, është vlerë e ndërtuar me shumë mund e konstribut të tij dhe familjes, dhe është vlerë për Prizrenin, Kosovën dhe më gjerë.
Trajneri kosovar, Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti ishin arrestuar nga Policia e Kosovës, nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve.
Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë vendim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Daut Mehmetit dhe Arbnor Rifatit. /Gazeta10/
Postimi i plotë i Ahmetit: