Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti paralajmëron zhvillime të reja rreth projektligjit, nesër takohen Kurti dhe disa zyrtarë të PDK-së

Gazeta10
18 November 2026 - 22:44

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Adresa”, Arben Ahmeti, ka dhënë detaje lidhur me zhvillimet që pritet të ndodhin nesër rreth projektligjit për Gjykatën Speciale.

Sipas Ahmetit, në orët e hershme të pasdites pritet të mbahet një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe disa zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku temë diskutimi do të jetë përmbajtja e projektligjit.

Ahmeti bëri të ditur se gjatë ditës së nesërme pritet të konfirmohen edhe detaje të tjera lidhur me mundësinë që projektligji të hidhet në votim.

“Nesër priten zhvillime të tjera në orët e hershme të pasdites. Do të ketë takim të kryeministrit Kurti me zyrtarë të PDK-së për të diskutuar rreth përmbajtjes së ligjit. Ndërkohë, pasdite do të konfirmoj për pak orë se sa do të fillojë agjenda. Nesër pritet të hidhet në votim ligji. Deri tash janë kuptuar ta hedhin poshtë veton e presidentes, ta votojnë ligjin në përbërjen aktuale, i cili hyn në fuqi menjëherë”, deklaroi Ahmeti në emisionin “Adresa” në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.