
Arbër Hoxha po zhvillon një sezon shumë të mirë në Kroaci, te skaudra e Slaven Belupos.
Sulmuesi i krahut të majtë majtë dardan, u transferua te Slaven Belupo në shkurtin e vitit të kaluar dhe është shndërruar në njërin nga lojtarët kryesorë të kësaj skaudre..
Këtë sezon numëron 6 gola dhe një asist në kampionatin kroat dhe falë performancave pozitive është përzgjedhur në formacionin më të mirë të stinorit vjeshtor.

Sulmuesi nga Prishtina është i vetmi futbollist i huaj që bën pjesë në këtë formacion.
24-vjeçari erdhi te Slaven Belupo nga ekipi tjetër kroat Lokomotiva Zagreb, ndërsa në futbollin kosovar ku luajtur për Ballkanik, Prishtinën, Istogun dhe Besën.
Hoxha debutimin me fanellën e Kosovës e bëri në vitin 2020 dhe deri më tani ka zhvilluar tri ndeshje me ‘Dardanët’, prej të cilave ka shënuar edhe një gol.