Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arbnor Morina jep dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Ferizaj

Gazeta10
09 October 2022 - 17:20

Trajneri i mirënjohur kosovar, Arbnor Morina, nuk do të jetë më trajner i Ferizajit, raporton Gazeta10.

Morina ka dhënë dorëheqje nga posti I shefit të shtabit teknik të klubit ferizajas.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Ferizaji nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Arbnor Morina jep dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Ferizaj

“Pas takimit të sotëm kundër Gjilanit, kam njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jem më trajner i ekipit sepse mendoj që diçka duhet të ndryshohet që ekipi të ec përpara, me iden se klubi është më I madh se secili individ. Periudha e kaluar në Ferizaj, është një periudhë shumë e këndshme për mua në bashkëpunim me njerëz punëtorë dhe të sinqert, mirëpo klubi ka nevojë për një infuzion që të vazhdoj rrugëtimin aty ku e ka cakun. Këtë vendim e kam marr pasi që prej xhiros së parë kemi qenë ekip, i cili kemi tregu futboll të mirë, kemi shënu por nuk kemi mundur të mbajmë rezultatin. Besoj se reflektimi im do të ia kthej FC Ferizajt ditët që i kemi kaluar në ligën e parë. Falemnderit të gjithëve në klub për bashkëpunim dhe dëshiroj që FC Ferizaj të arrijë atje ku i ka synimet kryesia e klubit”, deklaroi Arbnor Morina.

Me këtë rast presidenti i klubit, Lulzim Abazi, e ka falenderuar Morinën për kontributin e tij 1 vjeçar në krye të ekipes, duke i uruar shëndet e suksese në të ardhmen.

59-vjeçari e mori dretimin e klubit të Ferizajit në korrik të vitit 2021.

Morina kishte pasur një periudhe mjaft të mirë te Ferizaji pasi arriti që t’a rikthente këtë skuadër në elitën e futbollit kosovar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.