
Vendkalimet kufitare të Kosovës vazhdojnë të jenë të lira për qarkullim, përkundër numrit të madh të ardhjes se bashkatdhetarëve.
Tashmë është koha kur mërgimtarët vijnë për pushime në Kosovë. Zakonisht në këtë kohë, në pikat kufitare krijohen kolona, mirëpo gjendja sot është më e qetë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nuk ka kolona as në hyrjet e as në daljet e të gjitha pikave kufitare, përveç në hyrje të pikës kufitare Dheu i Bardhë, 200 metra.
Në pikat tjera pritjet janë 3 deri 5 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë është 60 minuta.
