 

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri në “Adresa” tregoi se me cilat parti do të mund të krijojë një lloj kolaicioni që të mund të garojnë bashkë në balotazh.
Tahiri tha se i kishte ftuar partitë e tjera politike për bashkëpunim, si Lidhjen Demokratike të Kosovës, ashtu edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
“Unë i kam ftuar të gjithë, e kam ftuar edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e kam ftu edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, e kam ftu edhe Nismën Socialdemokrate, e kam ftu edhe KDTP-në. Sot kam nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe jemi bashku në qëllimin për qytetin me mikun tim, kryetarin e KDTP-së, Ergin Kanin që jam mirënjohës dhe shumë falenderues atij dhe komunitetit turk të qytetit të Mitrovicës. Edhe me AAK-në veçse jemi dakorduar që të jemi bashkë dhe ta mbështesim planprogramin, të më mbështesin mua. Gjithashtu e vlerësoj shumë që edhe zoti Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shpreh parezervë mbështetjen ndaj meje. Poashtu edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me kryetarin Gëzim Plakolli ehde me pjesën tjetër të kryesisë jemi takuar dhe kemi biseduar dhe jemi dakorduar që të vazhdojmë qëllimin tonë të përbashkët për qytetin e Mitrovicës”, shtoi tutje Tahiri.
Ai tha se është vetëm çështje ditësh që të publikojnë bashkimin e tyre dhe ta prezantojnë qëllimin e tyre të përbashkët për qytetin e qytetarët e Mitrovicës./Gazeta10
Deklarata e plotë e Tahirit: