Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arian Tahiri: “Qëllimi im është ta zgjati dorën e bashkimit dhe bashkëpunimit për Mitrovicën tone”

Gazeta10
30 Tetor 2025 - 22:51

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri në “Adresa” tregoi se më parë kur kishte qenë basketbollist, kishte qenë i angazhuar me lojë gjatë  të dielave në mbrëmje, dhe ditëve të hëna është dashur që të vazhdojë me angazhime të tjera për trajnime, shkruan Gazeta10.

E me këtë, Tahiri tregoi se kishte fituar disiplinë dhe i kishte ndihmuar edhe gjatë kohës së fushatës që të jetë i angazhuar edhe netëve të vona, dhe të nesërmen të vazhdojë me punë përsëri.

Tahiri falenderoi gjithsecilin qytetar të Mitrovicës për besimin që ia kanë dhënë vazhdimisht pavarësisht asaj se si ata kanë votuar në raundin e parë. Ai tha se qëllimi i tij ishte që të zgjatë dorën e bashkimit dhe të bashkëpunimit e të angazhimit të përditshëm që të ndërtojnë të ardhmen e Mitrovicës bashkë me qytetarët.

Tahiri tha se kishte tentuar ta promovojë këtë frymë të bashkimit me të gjithë qytetarët e Mitrovicës pa e bërë asnjë dallim të vetëm, pa e e dalluar askënd se me cilën parti është ose se nga cili fshat ose lagje vie./Gazeta10

Ndiqeni deklaratën e plotë të Tahirit:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.